Të zgjoheni pas një ëndrre në të cilën shfaqeni shtatzënë është pak frikësuese. Mbase edhe shumë frikësuese. Sidoqoftë kjo gjë nuk lidhet detyrimisht me dëshirën për t’u bërë prind. Kjo gjë ka të bëjë më shumë me anën kreative.
Stephanie Gailing, astrologe dhe motivuese, tregon se shtatzënia në ëndërr do të thotë se keni një lëmsh me ide në kokë. Nëse ju shfaqen data të caktuara, kanë të bëjnë me këtë ide apo projekt me të cilin po merreni.
Megjithatë, nëse keni ndjesi të caktuara mbi prindërimin së fundmi, kjo ëndërr mund të jetë pjellë e subkoshiencës suaj. Pra, çdo gjë që ju shqetëson në lidhje me marrëdhënien në çift, aftësitë e prindërimit apo edhe me ndryshimet e trupit, mund t’ju shkaktojë një ëndërr të tillë.
Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre kuptimeve të mundshme është ndryshimi. Prandaj mundohuni të mos e vrisni mendjen duke gjetur kuptimin dhe thjesht përgatiteni veten për ndryshim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.