Këngëtarja dhe njëherësh prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, di gjithmonë të tërheq vëmendje.
Kësaj radhe jo përmes pozave atraktive dhe provokuese, por për shkak të rejave nga jeta e saj profesionale.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë një bashkëpunim me këngëtarin nga Kolumbia.
Bëhet fjalë për Jay Santos, i cili tashmë është duke qëndruar në Shqipëri, për të finalizuar këngën me Luanën.
“Mezi pres ta ndaj me ju projektin e radhës. Çfarë kënge, çfarë klipi!”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.
Si duket Luana e ka mirëpritur mjaft mirë këngëtarin e njohur, pasi edhe në një postim shihet se i ka bërë dhuratë një bluzë kuq e zi.
Sidoqoftë, këngëtarja mes tjerash ka shpërndarë edhe përgatitjet intensive për projektin e ri, për të cilin nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.