×
  • Show Time
  • Show Time

    Ilda Bejleri largohet përfundimisht nga Top Channel

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 12:01

    Prej pak kohësh, përflitet se Ilda Bejleri nuk do të jetë më pjesë e Top Channel. Fillimisht largimi i saj u përfol kur u pa në studiot e Të Dielës Shqiptare përkrah Ardit Gjebres (por bëhej fjalë për sfilatën e Joni Pecit) dhe më pas u aludua sërish se moderatorja do të largohet nga Top Channel pas nisjes së “Procesit Sportiv”, ku emri i Bejlerit mungonte në spotin prezantues dhe po ashtu nuk u pa në emision.


    Kujtojmë që “Procesi Sportiv” ka filluar transmetimin që prej 8 qershorit. Së fundmi, portale të ndryshme raportojnë se Ilda e ka shkëputur përfundimisht kontratën me Top Channel.

    Ilda Bejleri, ndonëse nuk ka reaguar për çfarë po flitet, thuhet se mund të largohet drejt ABC News. Gazeta Shqiptare raporton se “Ilda e ka shkëputur kontratën [me Top Channel]” dhe tashmë është në bisedime me një tjetër kanal, që sipas Gazeta Shqiptare, bëhet fjalë për ABC News.

    Për momentin, gjithmonë nëse largimi rezulton i vërtetë, është ende e paqartë nëse moderatorja do të qëndrojë sërish te formatet sportive apo do të eksperimentojë me diçka tjetër.

    Anabel.al u përpoq të kontaktonte me Bejlerin, por nuk kemi marrë ende një përgjigje.

    Përsa i përket ndërprerjes së bashkëpunimit me Digitalb, largimi i Ilda Bejlerit nga Digitalb u zbulua me faza. Si fillim, u aludua largimi i saj, pastaj u pa në praninë e Edi Manushit. Një foto jo dhe aq rastësore në Instagramin e Olti Currit konfirmoi se moderatoren e prisnin gjëra të reja dhe pas kësaj, Ilda foli për debatin me Dritan Shakohoxhën. Ai iu kundërpërgjigj dhe ajo po ashtu. Pas largimit të bujshëm, Ilda u angazhua në “Procesin Sportiv”, rrugëtim që përfundoi.

    Gjatë sezonit të verës, televizionet riorganizojnë stafin dhe programet e sezonit të ardhshëm në shtator, ndaj momentalisht moderatorja nuk ka asnjë projekt me Top Media, gjë që nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimeve në një tjetër ekran. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!