×
  • Show Time
  • Show Time

    Edhe Rita Ora kërkon nga Apple të vendoset Kosova në hartë

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 15:56

    Këngëtarja e njohur, Rita Ora, së fundmi i është bashkuar peticionit të kosovarëve për kompaninë Apple.


    E publikuar fillimisht nga një faqe në rrjetin social Instagram, Balkanism, tashmë artistë të ndryshëm janë duke shpërndarë të njëjtën.

    Veprim të tillë edhe ka bërë edhe bukuroshja bione, e cila përmes po të njëjtit rrjet social ka bërë thirrje që të vendoset Kosova në hartë.

    “Vendoseni Kosovën në hartë”, ka qenë mbishkrimi në fotografinë e publikuar.

    Gjatë ditës së sotme (e diel) edhe Gjiko, Melinda, Morena Taraku, Ardian Bujupi e shumë figura të tjera të njohura postuan po të njëjtën fotografi, duke pritur përgjigje nga kompania./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!