×
  • Extra
  • Tech&Auto

    McLaren “666S”, kreacioni më i ri i gjermanëve

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 17:20

    Kompania gjermane që merret me modifikimin e veturave, Pogea Racing, së fundmi është marrë me modifikimin e McLaren 570S.


    Dhe modelin e saj e ka quajtur McLaren 666S.

    Numri “666” nënkupton se motori i këtij McLareni 3.8-litër Twin-Turbo V8 tani ka kapacitet prej 666 kuajfuqi, pothuajse 100 kuajfuqi më shumë se modeli 570S dhe 66 kuajfuqi më shumë se McLaren 600LT, transmeton KOHA.

    McLaren 666S i Pogea Racingut, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,9 sekonda, deri në 200 km/h për 7,9 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 333 km/h.

    Gjithashtu, 666S vjen edhe me amortizatorët KW, rrotat 20-inçësh nga alumini me goma “Michelin Pilot Sport 4” si dhe sistemin për shkarkimin e gazrave të modifikuar.

    Sa i përket çmimit, kjo paketë e Pogea Racingut kushton 11.000 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!