Dua Lipa vazhdon të përkrahë iniciativën për ta vendosur Kosovën në hartë
Tash e sa ditë në rrjetet sociale po qarkullon një peticion me titull “Put Kosovo on the Map”, i cili i bën kërkesë kompanisë Apple që ta vendosë shtetin e Kosovës në hartën e saj, transmeton Reporteri.net
Kësaj kërkese iu kanë bashkangjitur edhe shumë yje të Kosovës, në mesin e tyre edhe Rita Ora e Dua Lipa.
Madje, kjo e fundit pas këtij peticioni, tani ka shpërndarë edhe një fotografi tjetër, atë që e duan më së shumti shqiptarë, ‘Autochtonous’.
“Më mirë autoktonë sesa të zbritur nga migrantët ose kolonistët,” ka shkruar Dua Lipa në Twitter. /Reporteri.net/
au•toch•tho•nous adjective
(of an inhabitant of a place) indigenous rather than descended from migrants or colonists pic.twitter.com/OD9bNmLcZ4— DUA LIPA (@DUALIPA) July 19, 2020