×
  • Show Time
  • Show Time

    Oriola përsëri në qendër të vëmendjes më kostumin transparent të larjes

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 15:03

    Oriola Marashi vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale me publikimin e fotografive që nuk e lënë askënd indiferent.


    Modelja, e cila po ndërton karrierë ndërkombëtare, nuk heziton të vë në plan të parë figurën trupore për të cilën është e mirënjohur.

    Dhe derisa jemi në sezonin e verës, imazhet me kostum larjeje dominojnë profilet e bukurosheve në rrjetet sociale.

    Gjatë këtyre ditëve, Oriola i ka sjellë disa poza të realizuara në anije, ndërsa në bazë të përshkrimit të lokacionit, ajo ndodhet në Shëngjin.

    Bukuroshja paraqitet me kostum larjeje të bardhë, i cili është paksa i tejdukshëm dhe ekspozon në një masë asetet e modeles.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!