Është zbuluar një mashtrim online, ndaj bëni kujdes.
Nëse ju vjen një email në të cilin ju premtohet “Free Netflix” për një vit, pra Netflix falas, mos klikoni asgjë. Është një mashtrim me qëllim vjedhjen e të dhënave të llogarisë suaj bankare.
Email-i kërkon të dërgosh emrin dhe të dhënat e bankës. Kjo gjë shitet si një konkurs online. Në fakt ka vetëm qëllim të vjedhë.
Rasti i parë u zbulua në Skoci.
Edhe vetë Netflix ka bërë një deklaratë në të cilën sqaron se nuk i kërkon asnjëherë klientëve apo përdoruesve të dhëna përmes palëve të treta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.