ByteDance, kompania kineze që zotëron TikTok-un, akuzoi Facebook-un për “plagjiaturë dhe njollosje”. Të dielën vonë, firma me qendër në Pekin tha se “është e angazhuar për t’u bërë një kompani globale”, por është përballur “më të gjitha llojet e vështirësive komplekse dhe të paimagjinueshme”.
Këto përfshijnë një “mjedis të tensionuar politik ndërkombëtar, përplasje, konflikt me kultura të ndryshme dhe plagjiaturë dhe njollosje të konkurrencës nga Facebook”. ByteDance nuk e shtjelloi më tej deklaratën.
ByteDance bëri publike deklaratën përpara se Microsoft të konfirmonte se është në bisedime për të blerë TikTok.
Drejtori i Përgjithshëm i Microsoft, Satya Nadella, bisedoi me presidentin Donald Trump në lidhje me një blerje të mundshme të TikTok në SH.B.A. Gjigandi i teknologjisë po tenton një blerje të TikTok në Kanada, Australi dhe Zelandën e Re gjithashtu.
TikTok është përballur me akuza të shumta nga Uashingtoni për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve amerikanë për t’u përdorur nga qeveria kineze, por platforma e ka mohuar vazhdimisht këtë. Së fundmi, presidenti Trump paralajmëroi se do të ndalojë TikTokun në SH.B.A.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.