Një nga të arrestuarit për grabitjen në aeroportin e Rinasit kërkon të lihet i lirë, pasi siç pretendon ai, Prokuroria nuk ka prova për ta mbajtur në burg.
Përmes avokatit të tij, Oltion Veseli, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar me parë nga gjykata për Krimet e Rënda.
Në ankimimin e depozituar në Apel, Veseli pretendon se vendimi që e la ne burg është marrë në mungesë të provave dhe fakteve.
Ndryshe, për këtë rast janë arrestuar disa persona dhe po kërkohen dy të tillë nga Kosova, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.