Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ku i ftuar për dëshmi ishte presidenti Hashim Thaçi, ka kaluar në përplasje rreth anëtarëve të Komisionit dhe presidentit.
Presidenti Thaçi ka kërkuar nga Komisioni që të japin detaje lidhur me ekspertin ndërkombëtar që ka angazhuar Komisioni, duke u thirrur në të drejtën për të ditur para kujt po flet, shkruan Reporteri.net.
Sipas Thaçit, nuk mund të flas detaje që mund të jenë të ndjeshme pa e ditur se kush do t’i lexojë, duke potencuar se nuk e di kush është eksperti.
Ndërkohë, kryetari i Komisionit Xhelal Sveçla i ka thënë presidentit se këtu është për t’u përgjigjur e jo për të bërë pyetje.
Mirëpo, presidenti Thaçi sërish ka thënë në fund se do të fliste me shumë vullnet, por këtë nuk do ta bënte para se të qartësohet si u angazhua eksperti ndërkombëtar./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.