Pronari i ASOS e ka përshkruar humbjen si krejtësisht të pakuptueshme, por tha se është ‘thellësisht mirënjohës’ për mbështetjen e njerëzve pas tragjedisë.
Në sulmet në Sri Lanka mbetën të vrarë vajzat Alma dhe Agnes dhe djali i tij, Alfred. Ndërkohë, në respekt të viktimave, mijëra njerëz ishin mbledhur në shesh, me qirinj në dorë.
Njerëzit u lutën për viktimat si dhe mbajtën dy minuta heshtje. Një shërbim tjetër përkujtimor u mbajt edhe në periferi të Aarhus, ku jeton familja miliardere.