Presidenti Hashim Thaçi ka pranuar të premten se gjatë kohës sa ai ishte kryeministër i Kosovës ka ndërhyrë në zgjedhjen e drejtuesit të institucionit të pavarur të Avokatit të Popullit.


Thaçi, gjatë përplasjes me deputetin e VV-së Sami Kurteshi në komisionin hetimor parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ka pranuar se Kurteshi ishte zgjedhur Avokat i Popullit me ndërhyrjen e tij.

“O Avokat të Popullit të kam ba unë, o burrë. Me të ngjofshëm. Më ka pru me lobingje, me tona ato sene”, i ka thënë presidenti Thaçi Kurteshit, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Ish-avokati i Popullit ka mohuar një gjë të tillë.

https://www.facebook.com/reporteri/videos/862671820761049/

“Arsyeja pse jam prish me Hashim Thaçin është se ky ka qenë kundër që unë me u zgjedh Avokat i Popullit”, tha deputeti Kurteshi.

“O Sami unë të kam zgjedh. Ti e din kur mu ke lut si zvarranik në zyre po mos bon hajgare”, iu kundërpërgjigj presidenti.

Ndryshe, në bazë të kushtetutës së Kosovës institucioni i Avokatit të Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrave dhe nuk pranon udhëzime ose ndërhyrje nga organet, institucionet ose nga autoritetet e tjera, të cilat ushtrojnë pushtet në Republikën e Kosovës. Si institucion i pavarur, udhëhiqet nga parimet e paanësisë, pavarësisë, epërsisë së të drejtave të njeriut, konfidencialitetit dhe profesionalizmit. /Reporteri.net/.

Reklamë