Edhe pse pritej që seria e re e iPhone të lëshohej në fillim të shtatorit, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Madje, jo vetëm vonë por edhe me çmim më të lartë.
Mësohet se iPhone 12 (iPhone 12 Max dhe iPhone 12 Pro) do të lansohet me vonesë prej dy deri në katër javë, nga kur janë lëshuar seritë e reja zakonisht, transmeton KOHA.
Por, nuk janë larguar as mundësitë që lëshimi të bëhet edhe më vonë, në fillim të nëntorit.
Përveç vonesës, çmimi i iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro Max do të jetë më i lartë se sa pritej, me 50 apo 100 dollarë që do t’i shtohen çmimit me të cilin ishin proklamuar fillimisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.