Apple ka fshirë nga dyqani i vet i aplikacioneve, “App Store”, videolojën e famshme
“Fortnite” pasi zhvilluesi i saj implementoi një sistem të brendshëm pagesash që anashkalonte tarifën standarde të Apple-t prej 30 për qind.
Vendimi shënon një eskalim në përplasjet mes “Epicut” si krijues të videolojës dhe një nga kompanive më dominuese në tregun e dyqaneve të videolojërave.
“Sot, ‘Epic Games’ bëri fatkeqësisht një hap për shkeljen e udhëzimeve në ‘App Store’ të cilave i nënshtrohen baras të gjithë zhvilluesit. Si rezultat, aplikacioni ‘Fortnite’ është hequr”, thuhet në njoftimin e Applet për vendimin.
“Fortnite” ka përfshirë sistemin e pagesave edhe në versionin Android, por Google ende s’ka ndërmarrë masa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.