Ka shkuar në të paktën në shtatë numri i personave që kanë vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur pranë qytetit egjiptian të Gizës, pas përplasjes së dy trenave.
Si pasojë e këtij aksidenti, më shumë se 100 persona të tjera kën mbetur të lënduar.
Autoriteti hekurudhor i vendit tha se dy trena që udhëtonin në jug nga Giza dhe Kajro u përplasën, duke shkaktuar daljen nga shinat e disa vagonëve dhe rënien poshtë një argjinature.
Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan njerëz që kërkonin brenda vagonëve të përmbysur për pasagjerë të plagosur, ndërsa nisi një reagim masiv emergjent, raporton BBC.
Presidenti egjiptian, Abdul Fattah al-Sisi tha se kishte urdhëruar autoritetet shtetërore të “hetonin rrethanat e aksidentit dhe të mbanin përgjegjës këdo që gjendet se ka qenë neglizhent”.
Zyra e prokurorit publik paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet.