Para pak kohësh në vitin e kaluar, drejtori ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg e lansoi idenë e integrimit të Messenger, Instagram Direct dhe WhatsApp në një platformë të vetme mesazhesh.
Shkrirja e planifikuar e këtyre shërbimeve duhet të mundësojë mesazhe të enkriptuara për përdoruesit, midis shërbimeve të lartpërmendura.
Tani, raportet e reja pretendojnë se rrjeti i madh social tashmë ka filluar me bashkimin e Instagram dhe Messenger, si hap i parë i një përpjekje më serioze për të kombinuar plotësisht tre shërbimet në të ardhmen.
Kjo është vërejtur në sistemet operative të Android dhe iOS në SH.B.A., por akoma nuk dihet nëse opsioni është në dispozicion për të gjithë ose vetëm për një numër të kufizuar të përdoruesve në fillim.
Integrimi gjithashtu sjell disa karakteristika të reja, të tilla si ngjyrat e reja të bisedave, reagimi me emoticon, përgjigjja e shpejtë dhe biseda e tërthortë me përdoruesit e Facebook.
Mbetet të shihet nëse FTC (Komisioni Federal i Tregtisë) do të ndërhyjë dhe ndalojë këtë bashkim shërbimesh, për shkak të shqetësimeve për shkeljet e rregullave të antitrustit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.