Lagjet në zonën e Laprakës në kryeqytet po pësojnë ndryshim të vazhduar, me zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore për urbanizimin dhe transformimin e zonës.
Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e të gjithë infrastrukturës nëntokësore dhe sipërfaqësore në zonën e Laprakës, duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza prej shumë vitesh, për banorët e rrugës “Hysni Gërbolli” dhe rrugës “Egnatia”.
Prej disa ditësh, punëtorët e qytetit po vijojnë punën për rrjetin e kanalizimeve, asfaltimin e rrugëve, si dhe rehabilitimin e trotuareve.
Në sajë të këtyre ndërhyrjeve, banorët e Laprakës do të mund të kenë infrastrukurën e nevojshme dhe kushte sa më të mira në lagjet e tyre të banimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.