Modelja e njohur, Diellza Kolgeci është bërë nënë për të parën herë.
Ajo dhe i dashuri i saj, Fisnik Rugova janë bërë prindër të një vajze.
Menjëherë pas lindjes ata kanë bërë të ditur se vajza e tyre e parë do të quhet Helena.
Ishte pikërisht Fisniku ai që në një status të publikuar në ‘Facebook’ ka shprehur lumturin e tij.
“Ne jemi tejet të emocionuar që anëtarja më e re e familjes ka ardhur sigurtë. Mirësevjen në këtë botë princeshja jonë e vogël Helena Rugova”, ka shkruar Fisniku.