Liga e Kombeve vazhdon sonte me disa ndeshje interesante në të katër ligat e saj, ku në program janë përballje që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione në garën për pozitat në grupe.

Në Ligën A Holanda përballet me Greqinë, ndërsa Serbia takohet me Gjermaninë.

Në Ligën B, Skocia do të përballet me Maqedoninë e Veriut, kurse Sllovenia do të ketë punë me Zvicrën. Këto dy përballje zhvillohen në kuadër të Grupit B1.
Katër ndeshje janë në program edhe në Ligën C. Moldavia takohet me Kazakistanin nga ora 18:00, ndërsa në orarin e mbrëmjes luajnë Bullgaria me Islandën, Luksemburgu me Estoninë dhe Sllovakia me Ishujt Faroe.

Reklamë

Ndërkohë, në Ligën D do të zhvillohen dy përballje: Andorra – Gjibraltari dhe Lihtenshtajni – Azerbajxhani.

Të gjitha ndeshjet e tjera, përveç asaj mes Moldavisë dhe Kazakistanit, nisin nga ora 20:45. Kjo është xhiroja e pestë e fazës së grupeve, ndërsa përfaqësueset synojnë të marrin rezultate sa më të mira para përfundimit të kësaj faze.