Nuk po kanë fund, mënyrat që të burgosurit po tentojnë të përdorin për të futur celularë në qeli.


Një aparat celular është tentuar të futet në burgun e Lezhës në një mënyrë jo të zakonshme.

Mësohet se në IEVP Lezhë është tentuar të futet një celular me pëllumb.

Reklamë

Mbi kurrizin e pëllumbit ishte lidhur një qese e zezë, në të cilën ndodhej celulari. Po shtu brenda në qese kishte një karikues dhe dy karta. Ndërkaq, është ndaluar nga policia e burgut.

Kujtojmë se kjo është një gjetje jo e zakonshme, por e përsëritur disa herë, ku është tentuar të futen celularë dhe drogë me anë të pëllumbave në qelitë e burgut.

Nga ana tjetër Policia e Burgjeve bën me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.