Ka përfunduar pSamiti për Ballkanin, i mbajtur në Berlin, nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Dy nikoqirët dhe pjesëmarrësit e tjerë, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, e presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe udhëheqës të vendeve të tjera të Ballkanit e zyrtarë të Bashkimit Evropian, janë parë jashtë objektit ku është mbajtur pjesa zyrtare e takimit.
Pjesëmarrësit e Samitit për Ballkanin pritet që më vonë të bashkohen edhe në një darkë jozyrtare në kryeqendrën gjermane.
Por ajo që bie në sy nga fotot e publikuara pas takimit është se kryeministri Ramush Haradinaj shihet i rrethuar nga Merkel e Macron, por edhe nga liderët e shteteve të Ballkanit.
Aty shihet edhe presidenti serb Vuçiq dhe kryeministrja serbe Bërnabiq.
Më vonë pritet që liderët pjesëmarrës së Samitit të mblidhen në një darkë jozyrtare.
“Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare”, ka deklaruar Thaçi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.