×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në Samit: Pajtimi i pamundur derisa Serbia nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 18:56

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në hapjen e Samitit të Berlinit ka folur për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë.


    Ai ka theksuar se pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    “Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

    Kujtojmë se kancelarja Angela Merkel deklaroi në një konferencë për media se është e nevojshme të punohet drejt gjetjes së mundësive lidhur me çështjen e Kosovës, për të cilën ka theksuar se duhet një marrëveshje e pranueshme nga të dyja palët.

    Postimi i plotë i Thaçit.

    Në hapjen e Samitit të Berlinit fola për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar.

    jo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte.

    uhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare. Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme.

    Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë.

    Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen! HTH /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!