×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është mësuesja që u ther me thikë në Prishtinë

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 13:30

    Një mësuese është therur me thikë sot në Prishtinë, në shkollën “7 Marsi” rreth orës 10:30.


    E therura me thikë është mësuesja e mësimit parafillor Vlora Paci 49 vjeçare.

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas ngjarjes me ç’rast njoftoi se ka vizituar mësuesen e cila po merr trajtimin në QKUK dhe ajo gjendet jashtë rrezikut për jetë.

    “Para pak orësh në shkollën 7 marsi në Prishtinë një prind e një nxënëse në parashkollor ka sulmuar me thikë një mësuese edukatore në vendin e saj të punës. Sapo vizitova mësuesen në QKUK dhe për fat të mirë ajo është larg rrezikut për jetë. Sulmuesja është arrestuar dhe policia po e heton rastin. Mësueses, që me dekada punon në Komunën tonë për të përcjellë dhe përgatitur gjenerata të parashkollorëve, i urojmë shërim të shpejtë”, shkruar Ahmeti në Facebook.

    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ku ka treguar se rreth orës 10:30 kanë marrë informata për një përleshje fizike në mes të dy personave në shkollën ”7 Marsi” në lagjen Kalabria në Prishtinë.

    ” Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacion se në një shkollë në lagjen Kalabria në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave. Me të dal në vend të ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktima V.P., femër, 49 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe e njeta menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.

    Për këtë rast është arrestuar një person femër B.D., 38 vjeçe si dhe iu është konfiskuar thika me të cilën e ka kryer aktin.

    ”Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar personin e dyshuar B.D., femër, 38 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorur në këtë rastë”, ka thënë Flora Ahmeti, shkruan Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!