×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Detaje të reja për therjen e mësueses në Prishtinë

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 12:36

    Policia e Kosovës ka arrestuar B.D. femër e cila e ka therur me thikë V.P. po ashtu femër, e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, shkruan Reporteri.net


    Flora Ahmeti, zëdhënsëse e policisë për rajonin e Prishtinës ka dhënë detaje për Reporterin, ku ka treguar se rreth orës 10 e 30 kanë marrë informata për një përleshje fizike në mes të dy personave në shkollën ”7 Marsi” në lagjen Kalabria në Prishtinë.

    ” Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacion se në një shkollë në lagjen Kalabria në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave. Me të dal në vend të ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktima V.P., femër, 49 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe e njeta menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar personin e dyshuar B.D., femër, 38 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorur në këtë rastë”, ka thënë Flora Ahmeti, shkruan Reporteri.net

    Sipas Ahmetit, aktualisht hetuesit policor janl duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjejepër ta ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti. /Reporteri.net/

    Therret me thikë një mësuese në shkollën ”7 Marsi” në Prishtinë

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!