Drejtorët komunal po mbanin një mbledhje brenda. Por jashtë Komunës së Ferizajt, dikush kishte hesape për të qëruar.
Hafir Avdyli, po tentonte të futej me dhunë në komunë për ta takuar kryetarin. Pasi që nuk u lejua, sulmoi edhe fizikisht policët dhe sigurimin e komunës.
Menjëherë pas kësaj, ai u arrestua nga Policia e Kosovës.
E këta të fundit, thonë që 51 vjeçari është emër i njohur për policinë
Sipas Gashit, personi në fjalë ka probleme psikike.
E sipas Komunës së Ferizajt, kjo nuk është hera e parë që ky person po e sulmon objektin dhe punëtorët e Komunës.
Megjithëkëtë, drejtori i mirëqenies sociale, Bekim Ademi, ani pse i pranishëm në kohën kur ndodhi rasti, hezitoi të flasë para kamerës.
Kjo me arsyetimin se i njëjti mund t’i sulmojë pas deklarimit në media.
Ata preferuan një përgjigje me shkrim.
Sipas komunës së Ferizajt, organet e rendit nuk po bëjnë sa duhet për ta ndaluar këtë person.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.