×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot, në Aeroportin e Prishtinës mund të shkoni me autobus

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 8:27

    Ndërmarrja publike komunale “Trafiku Urban”, prej sot ka nisur linjën e rregullt të Transportit Publik Prishtinë – Aeroport – Prishtinë.


    Kjo linjë mban numrin 1A dhe nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës është 3 euro.

    Nisja bëhet nga Stacioni i Autobusëve, pastaj në qendër të Prishtinës, tutje drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

    Kthimi nga ANP – kalon nëpër qendër (Rr. Robert Dol, Grandi, Katedralja), Bulevardi Bill Klinton dhe përfundon në Stacion të Autobusëve si pikë e fundit, prej nga fillon nisja e radhës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!