Sipas një publikimi që e ka bërë në Instagamin e tij, Lahi Brahimaj shihet i shtrirë në spital, i veshur me mantel i cili vishet para ndonjë operimi.
Ai shihet i shtrirë, gjersa mjekët po i qëndrojnë rreth rij.
Nuk dihet ende se për çfarë arsye deputeti i AAK’së, ka përfunduar në spital, në dhomën e operimit.
Lahi Brahimaj, vlen të ceket se ishte i ftuar në Prokuroria Speciale e Gjykatës Speciale dhe u mor në pyetje për kohën kur ishte në UÇK.