Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Agim Selmanaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se se amaneti i dëshmorëve nuk lejon që të bëhet asnjë hap prapa, por të ruhet shteti i pavarur e sovran i Kosovës, duke punuar edhe më shumë në zhvillimin dhe përparimin e tij.
Veseli ndër të tjera ka thënë se dëshmori Agim Selmanaj u rrit me krenarinë e kombit që i përkiste, shkruan Reporteri.net.
“Prindërit i vunë një emër të bukur shqiptar, emrin Agim. U rrit me krenarinë e kombit që i përkiste. Dhe ra në agimin e lirisë. Lavdi dëshmorit Agim Selmanaj dhe gjithë dëshmorëve të lirisë”, ka shkruar Veseli.



