Por, si duket kjo nuk vlen për disa nëna të reja, të cilat duan të duken sa më mirë për fotot e realizuara pas lindjes.
Studimet kanë zbuluar se 68 për qind e grave britanike vënë në make-up ditën e lindjes, në sajë të presionit që duhet të duken mirë për njoftimin e lindjes në rrjetet e tyre sociale.
Gjithashtu se dy të tretat e nënave të ardhshme, të moshës nga 18 deri 31 vjeçare, investojnë edhe në trajtimet e bukurisë para ditës së madhe.
Gjysma prej tyre kujdesen që të shkojnë të bëjnë manikyr ose pedikyr përpara ditës së lindjes.
Tashmë mund të thuhet se të dukurit bukur në një foto Instagrami pas lindjes është një trend global.
