Policia e Kosovës ka sekuestruar pesë armë dhe municion gjatë një operacioni të zhvilluar të shtunën në fshatin Kleçke të Zubin Potokut.
Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut kanë pranuar informacione për një lokacion të dyshimtë.
Pas marrjes së informacioneve, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke kontrolluar një hambar në fshatin Kleçke.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë gjuetie gjysmëautomatike, një armë automatike dhe një pushkë gjuetie dytytëshe.
Policia ka sekuestruar gjithashtu një revole TT me karikator të zbrazët, 33 fishekë për armë të gjata dhe një këllëf me optikë.
Në mesin e sendeve të sekuestruara janë edhe dy karikatorë të zbrazët për armë të gjata.