Aktori kosovar Agan Asllani, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, e ka ofenduar rëndë ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashin, duke ia sharë nënën si dhe e quan “gjo e gjallë”.
Këtë reagim aktori e ka bërë pasi ambasadori Gashi ka shpërndarë karikatura të Pejgamberit Muhamed në profilin e tij në Twitter.
Aktori për ambasadorin thotë se “as nëna e tij nuk e don”.
Postimi i Qëndrim Gashit për Pejgamberin Muhamed ka ngjallë shumë reagime në rrjet, ndërsa pas postimit nuk është prononcuar akoma Gashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.