Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu kishte kohë që nuk shfaqej në rrjetet sociale.
Ajo ndodhet në Stamboll të Turqisë, ku edhe dhe lajmin se kaloi me suksesin sëmundjen e frikshme.
Ajo tregon se ka kaluar koronavirusin, por për fat pa simptoma të rënda.
Në një postim në Instagram, Alketa Vejsiu thotë se ka qëndruar për 14 ditë në izolim, ndërsa tamponi i doli negativ dy javë më parë.
“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javësh! Qëndrova 14 ditë në izolim në shtëpi. Jam mirë për fat?” – tha Alketa Vejsiu.
“Kam dëgjuar raste vërtet të rënda dhe lutem çdo dite që Zoti të mbrojë njerëzit afër meje dhe të gjithë shqiptarët! Corona nuk është shaka. Kujdesuni për veten!??”, – thotë ajo
“Falenderoni Zotin dhe Festoni çdo ditë që keni shëndet dhe jeni në jetë!”, shkruan Alketa krahas disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.