Mbjellja e flokëve është bërë një trend në jetën publike të Kosovës. Nga këngëtarë e moderatorë, ky trend ka arritur edhe deri tek politikanët, shkruan Reporteri.net.


Një ndërhyrje të tillë duket se e ka bërë edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka kohë që nuk është paraqitur nëpër media.

Reklamë

Duket se mbjellja e flokëve ka qenë arsyeja pse ai ka qëndruar larg ekraneve.

Kjo është vërejtur sonte në paraqitjen e tij në Rubikon në Klankosova.

Kujtojmë se muaj më parë flokët i ka mbjelle edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.