“Vendos maskën” kjo është fjala me të cilën Alketa Vejsiu ka nisur postimin e saj në Instagram.
Moderatorja ka postuar një foto krah së cilës ka bërë dhe një shkrim ku ka treguar eksperiencën e saj me Covid-19.
Ajo e ka kaluar më herët Covid-in, por vetëm sot ka vendosur ta ndajë këtë lajm me publikun.
Vejsiu është izoluar për dy javë në shtëpi deri në momentin që tamponi i dytë rezultoi negativ.
Tani moderatorja është në gjendje të mirë shëndetësore gjithashtu duke i bërë një lutje të gjtihë ndjekësve të saj të kujdesen për veten pasi Covid-19 nuk është shaka.
“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javësh! Qëndrova 14 ditë në izolim në shtëpi. Jam mirë për fat. Kam dëgjuar raste vërtetë të rënda dhe lutem çdo ditë që Zoti të mbrojë njerëzit afër meje dhe të gjithë shqiptarët! Corona nuk është shaka. Kujdesuni për veten! Falënderoni Zotin dhe Festoni çdo dite që keni shëndet dhe jeni në jetë!”, ka shkruar Alketa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.