×
  • Show Time
  • Show Time

    Edhe pse të ndarë, Nora nuk e kurseu këtë gjest të bukur për Robert Berishën

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 11:05

    Prej kohësh, Nora Istrefi dhe Robert Berisha s’janë më bashkë, por janë ndër të paktat çifte të ndara në paqe dhe marrëdhënia e tyre është për t’u pasur zili.


    Ata takohen shpesh bashkë për shkak të vajzës, Renee, shkojnë me udhëtime bashkë, hanë dreka e darka e janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit.

    Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë herë pas here.

    Roberti është i pari që publikon projektet e reja të Norës, duke i dhënë asaj mbështetjen e tij maksimale, ndërsa diçka të tillë e ka bërë edhe Nora.

    Duke qenë se ish-partneri i saj do të nisë një emision të ri të titulluar “Robi plaket kur don vet”, këngëtarja e ka shpërndarë njoftimin në llogarinë e saj në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!