Brooklyn Beckham dhe e fejuara Nicola Peltz kanë shtyrë dasmën e tyre për shkak të pandemisë së COVID-19.
Çifti thanë se kishin për qëllim të kurorëzonin dashurinë e tyre në fund të vitit të ardhshëm, por tani kanë shtyre ditën e madhe për vitin 2022, shkruan The Sun.
Ndërsa këtë javë, Brooklyn u tha shokëve të tij se ata kanë vendosur të shtyjnë datën pasi është shumë e rrezikshme, transmeton lajmi.net.
Ata gjithashtu nuk duan të kenë presion për të planifikuar dhe shtyrë përsëri në të ardhmen, dhe nuk duan kufizime në numrat e mysafirëve.
Një i afërm tha se dyshja ende po konsiderojnë një ceremoni intime vitin e ardhshëm me një ndejë më të madhe për të festuar në vitin 2022.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.