Reperi i njohur shqiptar, Capital T, së fundmi ka rënë pre e një sulmi kibernetik.
Mesa duket persona të paidentifikuar kanë ‘hakcuar’ faqen e tij zyrtare në Facebook, e cila mbi 417 mijë ndjekës.
“Hackohet” faqja në Facebook e reperit Capital T (Foto: SC/Facebook)
Të njëjtët janë duke e keqpërdorur faqen e reperit, duke publikuar lajme të ndryshme, të cilat nuk kanë të bëjnë me të.
Lidhur me këtë gjë, reperi Capital T ka reaguar me një shkrim në Instagram, duke u bërë me dije se asnjë postim në atë faqe nuk është duke u bërë nga reperi.
“Faqja ime e Facebook-ut është hackuar dhe ne jemi duke punuar ta kthejmë sërish, të gjitha lajmet idiote të publikuara, nuk janë publikuar nga unë apo stafi im”, ka shkruar reperi në InstaStory.
Kjo nuk është ndër herët e pakta që të famshmit nga estrada po bien pre e sulmeve nga ‘hackerët’.
Javë më parë, edhe aktorja e njohur Gresa Pallaska njoftoi fansat se persona të paautorizuar hynë në llogarinë e saj në Instagram, në tentim për ta keqpërdorur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.