Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka qenë i ftuari special i emisionit “Mirage”, ku i është dashur që të bëjë disa zgjedhje vërtet të vështira.
Kështu i pyetur nëse do të kalonte një natë me moderatoren shqiptare, Luana Vjollca apo këngëtaren Fjolla Morina, deputeti ka zgjedhur të parën dhe madje e ka argumentuar zgjedhjen e tij.
Milaim Zeka u shpreh se Luana është një yll, e bukur dhe e mençur dhe Zoti e ka pikturuar me kujdes:
“Absolutisht me Luana Vjollcën sepse për mua është një yll, është njeri super pozitiv dhe rrallë gjen kombinim aq të mirë që të jesh edhe e bukur, edhe e mençur. Gjithçka e ka perfekte. Zoti e ka vizatuar avash avash Luanën”, u shpreh Zeka.
Milaim Zeka ka bërë edhe një zgjedhje për gjoksin më të bukur, mes Encës dhe Shkendës, dhe ka zgjedhur këtë të fundit, duke e krahasuar gjoksin e saj me raketat e Amerikës.
“Enca nuk ka kurrfarë gjoksi seksi, Shkenda Dubova është absolute, gjokset e saj janë si raketat amerikane”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.