Gold AG njihet si person që shumë shpesh poston foto me ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai çdo herë shpreh admirimin e tij për sakrificën që ata kanë dhënë për çlirimin dhe lirinë e vendit, shkruan Reporteri.net.
Së fundmi Gold Ag ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto me ish komandantin e Zonës së Llapit, Rrustem Musatfa.
Përbri fotografisë ai ka shkruar fjalë të mëdha për Mustafën, i njohur në luftë si “Komandant Remi”.
“KOMANDANT REMI. KRENAR QË JETOJ NË NJË EPOKË ME ÇLIRIMTARËT”, janë fjalët e Goldit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.