Disa muaj më parë lidhja mes aktores shqiptare, Anna Lika dhe futbollistin Amir Rrahmani, ishte titulli kryesor në mediat rozë.
Çifti pranoi në heshtje romancën pasi u kapën “mat” nga ndjekësit, hërë nga fotot në të njëjtin vend e herë nga rrobat e njëjta që shkëmbenin.
Por pak kohë më parë Albeu.com vuri re se dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin ne rrjetet sociale dhe këtu lindën dyshimet se mund ti kenë dhënë fund lidhjes.
E ftuar së fundmi në “Abc e Pasdites” për të promovuar emisonin e saj “Gladiatorët që do të filloj së shpejti në të njëjtin televizion, aktorja është ngacmuar nga moderatori edhe për Amirin.
“Je lakuar edhe për gladiator futbollist, a ka ndonjë të vërtetë në këto muajt e fundit, që ke qenë në një lidhje?”, u pyet aktorja.
“Unë jam një vajzë single, kam qenë gjithmonë dhe do të jem”, ka thënë Anna duke treguar njëherë e mirë se lidhja me futbollistin ka marrë fund.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.