×
  • Show Time
  • Show Time

    Britney humb në gjykatë, babai i saj do të vazhdojë t’ia menaxhojë financat dhe jetën e këngëtares

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 9:39

    Britney Spears e ka humbur procesin gjyqësor kundër babait të saj, i cili para 12 vitesh ka marrë kujdestarinë ndaj saj.


    Gjykata amerikane e ka hedhur poshtë përpjekjen e këngëtares që të jetë sërish kontroll mbi financat dhe të marrë vet vendime për jetën e saj.

    Jamie Spears është kujdestari ligjor i vajzës së tij qe 12 vite, sepse shqetësohet për shëndetin e saj mendor – shkruan BBC.

    Avokati i këngëtares ka thënë se ylli i muzikës pop ka frikë nga babai dhe nuk do të performojë derisa ai mbetet në rolin e kujdestarit të saj.

    Në anën tjetër, avokatja e babait të Britneyt ka theksuar se Jamie gjithmonë ka vepruar në interesin më të mirë të vajzës së tij.

    Sipas një marrëveshje që e ka sjellë gjykata, Spears nuk i ka kontrolluar financat dhe vendimet për karrierën që nga viti 2008. Kjo e drejtë rëndom u merret personave që nuk janë në gjendje t’i marrin vet vendimet, siç janë ata me demencë apo sëmundje të tjera mendore.

    Për këtë arsye, në 12 vitet e fundit, babai dhe avokati kanë drejtuar me pasurinë dhe jetën personale të këngëtares duke përfshirë edhe përzgjedhjen e mjekëve që e trajtojnë atë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!