Ferki Shala ka bërë të ditur se së shpejti do të rikthehet në muzikë.


“Jam duke e bërë një përgatitje, nja 15 apo 20 këngë të vjetra qytetare t’i këndoj. Disa këngë të grupit TNT ama nja 10 unë besoj që ndoshta 10-12 do të bëhen të TNT-së”, ka thënë Shala për emisonin n’ZOOM, shkruan Reporteri.net.

Por dy muaj më parë atij iu publikua një video e cila u bë virale në internet, ku shihej Shala me solistin e tanishëm të grupit TNT duke kënduar baladën ‘Kujtimet’.

Reklamë

 

Mjaftoi kohëzgjatja 1 minutëshe e videos që të vërshonin komentet që dëshironin kthimin e tij në muzikë.

E vetë Shala e konfirmon që ishin pikërisht këto komente që i dhanë atij fuqi dhe e shtynë që të rikthehet.

Ndër këngët që pritet t’i përpunojë, Shala bën të ditur se është pikërisht edhe balada “Kujtimet”.

Reklamë

Vite më parë artisti braktisi muzikën pasi veten gjeti diku tjetër, rrugën e fesë islame. /Reporteri.net