×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari shqiptar me Covid-19: Mbroni veten

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 18:18

    Shumë personazhe të njohur janë infektuar nga Covid-19. Listës së personave të infektuar së fundmi i është shtuar dhe këngëtri, Skerdi Ago.


    Nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram, këngëtari ka dhënë lajmin për ndjekësit e tij.

    Ai ka treguar se bashkë me bashkëshorten ndodhen në karantinë pasi dhe ajo është e infektuar.

    “E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetëizolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju.

    Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt.”– shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!