×
  • Show Time
  • Show Time

    Skerdi dhe bashkëshortja e tij infektohen me COVID-19

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 11:49

    Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi, së fundmi ka shpalosur të reja nga jeta e tij e përgjithshme.


    Ai së bashku me bashkëshorten e tij, Vesa, janë infektuar me coronavirus, ndërsa po qëndrojnë të izoluar së bashku.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa shtoi se janë duke u shëruar.

    “E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime jemi duke u shëruar nga COVID-19”, ka shkruar ai në mbishkrim.

    Mes tjerash artisti shtoi: “Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbarojë vetizolimi dhe atëherë, do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju.

    Ai po ashtu falënderoi fansat dhe u bëri thirrje që të kujdesen për shëndetin e tyre gjatë kësaj krize globale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!