×
  • Show Time
  • Show Time

    Oriola Marashi rezulton sërish negative ndaj COVID-19

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 13:11

    Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, është ndër më të komentuarat në estradën shqiptare.


    Ajo përndryshe njihet si më të bukurat në trojet shqiptare, teksa nuk lë pa i shfaqur tiparet edhe në rrjete sociale.

    Puna që ajo bën, e detyron që të udhëtojë në vende të ndryshme të botës, edhe gjatë krizës globale.

    Duket se Oriola tashmë është kthyer në Shqipëri, por para se takojë miqtë e saj ka kryer testin për COVID-19.

    Bukuroshja brune në një postim në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi, ku shihet se ajo ka rezultuar negative.

    Në postimet e mëtutjeshme, modelja ka treguar se është takuar me miqtë e saj të afërm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!