×
  • Show Time
  • Show Time

    Leonora Jakupi i reagon ashpër deputetes së PDK-së: Ka 22 vite që unë mbrojë vlerat e UÇK-së

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 8:32

    Këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha e ftoi t’i bashkohet fushatës “Liria ka emër”.


    Përmes një postimi në Facebook ajo i është drejtuar deputetes duke i thënë se ajo e bënë këtë qe dy dekada por jo nën petkun e një partie politike e as për perfitime.

    “Nuk pres ftesë për ta mbrojtur UÇK-në sepse këtë e bëjë tash e 22 vjet .Madje e kam mbrojtur dhe jam përpjekur për të edhe ateherë kur të tjerët e cilësonin fyerje identifikimin me UÇK-në. Si pergjigjje për ftesën tënde , unë po të them Welcome”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Sot deputetja e PDK-se, Eliza Hoxha, permes emisionit Frontal me ftoi t’i bashkohem kampanjes “Liria ka emer”nismë kjo qe ka per qellim ngritjen e imazhit dhe ruajtjen e vlerave te UÇK-s.

    Sado e sinqerte qe mund te kete qene kjo ftese mu duk e pa-menduar nga ana e Elizës.

    Elizë atë qe ju po beni sot, une e bej tash e dy dekada , por jo nen petkun e një partie politike e as per perfitime. Tash e dy dekada une mbroje vleren me sublime te popullit tone e ajo eshte UÇK-ja.

    Me kete embleme u betua babi im me kete embleme ka rene per liri babai im dhe shume deshmore te kombit! Pra une jam pjese e pandashme e ketyre TRI shkronjave.

    Nuk pres ftese per ta mbrojtur UÇK-ne sepse kete e beje tash e 22 vjet .

    Madje e kam mbrojtur dhe jam perpjekur per te edhe atehere kur te tjeret e cilesonin fyerje identifikimin me UÇK-në.Si pergjigjje per ftesen tende , une po te them Welcome!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!