Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se punëtorët që punojnë në komunat ku ka orë policore, mund të kthehen në vendbanimet e tyre deri në një orë pas fillimit të orës policore.
Por, ai ka thënë se ata duhet të kenë me vete vërtetimin që kanë qenë në orar të punës deri në orën 19:00, shkruan Reporteri.net.
Postimi pa ndërhyrje e tij:
Sapo kam marr konfirmimin nga autoritetet pergjegjese per dy çeshtje:
1) Punetoret qe punojne ne zonat e kuqe dhe ku ka ore policore, mund te levizin, perkatesisht te kthehen ne vendbanimet e tyre, deri ne nje ore, pas fillimit te ores policore.
Te njejtit duhet te kene vertetimin qe kane qene ne orar te punes, deri ne ora 19;
2) Per punetoret e kompanive qe e kane te organizuar punen me turne, nga sektoret qe ju lejohet veprimtaria, pra qe punojne edhe pas ores 19 (prodhim, sherbime, etj), lejohet levizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK.
Qendra Operative e Ministrise te Puneve te Brendshme e ka percjellur informaten tek policia ne menyre qe te mos kete asnje pengese ne levizjet e punetoreve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.