Jennifer Lopez mori çmimin e jetës, atë për të cilin ka ëndërruar gjithmonë, ajo dhe jo vetëm. Në “People Choice Awards” J.Lo u shpall Njeriu i Vitit 2020 dhe mbajti një fjalim për të treguar se sa shumë e ndryshoi pandemia atë.
“Oh Zot, 2020-ta nuk ishte një shaka, apo jo? Para 2020-ës ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim, të nominoheshim për këtë çmim, ishim të fiksuar kush kishte shitur më shumë ose kush kishte fitimet më të mëdha… ky vit i ndryshoi të gjitha. Na tregoi çfarë ka rëndësi në të vërtetë dhe përforcoi atë që ka më shumë rëndësi, njerëzit”, tha Jennifer Lopez e cla gjatë ceremonisë u përshëndet me një videomesazh nga binjakët e saj Max dhe Emme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.