Françeska Jaçe dy ditë më parë pësoi një aksident në Vlorë, por fatmirësisht nuk u lëndua.
Makina e saj ishte rrotulluar në një rrethrrotullim në Nartë, ndërsa përmes postimit të fundit modelja reagoi lidhur me atë aksident.
Ajo publikoi një video, ku me sa duket gjendej në një kishë, kurse falënderon të gjithë që i kanë dërguar mesazhe këto ditë.
“Zoti ju ndihmoftë! Faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe mesazhet e përzemërta”, shkruan Françeska.
